Bota

VIDEO-VIRALE/ Pak çaste para tërmetit tragjik, qeni paralajmëroi banorët në Turqi, askush s'e dëgjoi

Ndoshta ky paralajmërim i vogël, mund të kishte shpëtuar shumë jetë.

6 Shkurt 2023, 20:00 Nga F.M
VIDEO-VIRALE/ Pak çaste para tërmetit tragjik, qeni
Qeni duke lehur

TURQI- Kafshët ndjejnë gjithçka! Me këtë fjali jemi shoqëruar kudo në raste fatkeqësie, por kjo video e dokumenton më së miri këtë gjë. Videoja e bërë virale në rrjetet sociale tregon një qen që leh pa ndalur në një prej zonave të prekura nga tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mesnatën e kaluar. Qeni vijon të lehë dhe nuk ndalon, por për shkak të orës dhe faktit që thuajse të gjithë kanë qenë në gjumë, askush nuk ka reaguar. Ndoshta ky paralajmërim i vogël, mund të kishte shpëtuar shumë jetë. 

 

 

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2700 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

termet ne turqi

Sondazh

Poll