Bota

Plani franko-gjerman/ Memli Krasniqi pyetje Kurtit: A e përfshin marrëveshja njohjen e ndërsjelltë?

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Kurti e pranoi këtë propozim pa treguar asnjëherë për qytetarët se çfarë përmban ai propozim. 

6 Shkurt 2023, 19:11 Nga I.A
Plani franko-gjerman/ Memli Krasniqi pyetje Kurtit: A e përfshin
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Kurti se e ka pranuar propozimin franko-gjerman. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Kurti e pranoi këtë propozim pa treguar asnjëherë për qytetarët se çfarë përmban ai propozim. 

Në fund, ai ka shtuar se PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presin nga marrëveshja potenciale me Serbinë.

”Ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë. Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë? Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, shkruan Krasniqi.

dialogu kosove-serbi memli krasniqi albin kurti

Sondazh

Poll