Bota

Rriten shifrat/ Të paktën 2701 të vrarë në Turqi dhe Siri nga tërmeti

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi është rritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. 

6 Shkurt 2023, 19:37 Nga I.A
Rriten shifrat/ Të paktën 2701 të vrarë në Turqi dhe
Termet

TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2701 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën. Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u rrit të hënën në 13,572. 

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1050. Agjencia e re SANA raporton 570 vdekje në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi është rritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. Të paktën 11,119 persona janë plagosur në Turqi dhe 2,453 janë plagosur në Siri pas tërmetit.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

termet ne turqi

Sondazh

Poll