6 Shkurt 2023, 18:43
Nga I.A
Pamje nga termeti
TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2,509 pas një tërmeti të fuqishëm 7.8 ballë me epiqendrën e tij në Turqinë jugore herët të hënën. Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u rrit në 12,136. Numri total i të vdekurve në Siri u rrit në 968.
Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1,541, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. Turqia ka të paktën 9,733 dhe Siria ka 2,403 të lënduar pas tërmetit shkatërrues.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2,509 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
termet ne turqi
Bota
6 Shkurt 2023, 18:45
F.M
Marco Travaglio dhe letra higjienike
ITALI- Ish-kryeministri Matteo Renzi ka humbur çështjen me drejtorin e së përditshmes Il Fa...
Bota
6 Shkurt 2023, 18:33
I.A
Erdogan dhe Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi telefonata të veçanta me homologët e tij turk dhe sirian, Rexhep Tajip Erdo...
Bota
6 Shkurt 2023, 18:28
I.A
termeti
TURQI- Të paktën 54 pasgoditje me magnitudë 4.3 ose më shumë kanë ndodhur që nga tërmeti me magnitudë ...
Bota
6 Shkurt 2023, 18:21
I.A
Dell
SHBA- Dell planifikon të pushojë afërsisht 5% të fuqisë së saj punëtore. Këtë e bëri me dije vet kom...
Bota
6 Shkurt 2023, 18:09
I.A
Foto nga termeti
TURQI- Një video tregoi një ekip duke tërhequr një vajzë të re, e cila ishte bllokuar nën një grum...
Bota
6 Shkurt 2023, 18:10
k.m.
Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan
GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdo...
Bota
6 Shkurt 2023, 17:59
I.A
Vjosa Osmani
MALI I ZI- Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj Milo Gjukanoviç ka udhëtuar për vizitë ...
Bota
6 Shkurt 2023, 17:56
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur nga një tërmet i madh q&eu...
Bota
6 Shkurt 2023, 17:56
I.A
Termeti ne Turqi
SIRI- Siria i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë pas tërmet...
Bota
6 Shkurt 2023, 17:48
I.A
Protesta ne Danimarke
DANIMARKË- Mijëra njerëz u mblodhën në Kopenhagë të dielën për të protestuar kund&e...