Politike

Rama i dhuron medaljen e mirënjohjes Donald Tusk: Optimist për çeljen e negociatave

17 Shtator 2019, 14:10 Nga DOSJA
Rama i dhuron medaljen e mirënjohjes Donald Tusk: Optimist për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, është shprehur optimist për hapjen e negociatave. Teksa i akordoi Tusk-ut medaljen e mirënjohjes, kryeministri u shpreh:

“Sot pata mundësinë ta falenderoja këtu në Tiranë për çka ka bërë. Sot po ndajmë një moment të mirë, duke I akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes”. Nga ana tjetër më vjen më mirë të nënvizoj dhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë me këtë proces dhe të çmoj para opinionit publik, përpjekjen e tij për procesin e integrimit”, u shpreh Rama.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.  Tusk ka zhvilluar më për më shumë se 30 minuta një takim me Edi Ramën. Pas bisedës në Kryeministri, Tuks dhe Rama kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediet, duke theksuar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike donald tusk donald tusk ne tirane edi rama konferenca rama tusk kriza poltike ne shqiperi donald tusk donald tusk ne tirane edi rama konferenca rama tusk kriza poltike ne shqiperi

Sondazh

Poll