Politike

Lufta kundër korrupsionit, Rama nxit studentët: Kush spiunon me prova fiton bursë një-vjeçare dhe zero tarifë

17 Shtator 2019, 12:29 Nga DOSJA
Lufta kundër korrupsionit, Rama nxit studentët: Kush spiunon me prova

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se është koha për një tjetër hap në luftën kundër korrupsionit. Në një reagim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë thotë se qeveria po punon për të nxitur denoncuesit e abuzimeve. Dhe ideja e parë që po diskutohet është që çdo studenti që i bëhet presion, nëse denoncon me prova, merr një bursë 1-vjeçare dhe zeron tarifën e shkollimit.

Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!

— Edi Rama (@ediramaal) September 17, 2019

Propozimi i Ramës vjen pak ditë para se studentët të rinisin vitin e ri akademik 2019-2020, dhe në një situatë që vetë kryeministri e ka pranuar se administrata është e korruptuar dhe se ka “buburreca” që e gërryejnë.

Më herët, qeveria pretendoi se dha zgjidhje përmes “Paktit për Universitetin”, një platformë me 8 pika e cila u prezantua nga qeveria pas protestave të studentëve në dhjetor 2018.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i studenteve edi rama lufta kunder korrupsionit denoncimi i studenteve edi rama lufta kunder korrupsionit

Sondazh

Poll