Politike

“Do bllokojmë negociatat”, Cakaj komenton deklaratën e kryeministri grek: S’kemi asnjë problem me plotësimin e kushtev

17 Shtator 2019, 11:26 Nga DOSJA
“Do bllokojmë negociatat”, Cakaj komenton deklaratën e

Tiranë-Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni edhe për deklaratat e kryeministrit grek.

“Jemi të shqetësuar për deklaratat e kryeministrit grek për bllokimin e negociatave.”, është shprehur Ralf Gjoni. Ndërsa përgjigja e ministrit ishte:  “Shqipëria nuk asnjë problem me plotësimi e kushteve”.

Një javë më parë nga Selaniku, kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj në komisionin e integrimit gent cakaj negociatat me be-në ralf gjoni cakaj në komisionin e integrimit gent cakaj negociatat me be-në ralf gjoni

Sondazh

Poll