Politike

Shifrat e regjistrimit të nxënësve në shkolla, Shahini: Janë 455 mijë, i keni të pasakta (VD)

17 Shtator 2019, 12:18 Nga DOSJA
Shifrat e regjistrimit të nxënësve në shkolla, Shahini:

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka dhënë një sqarim në lidhje me numrin e nxënësve që janë regjistruar.

Ministrja u shpreh se shifrat e raportuara një ditë më parë ishin gabim, pasi në total janë regjistruar 455 mijë nxënës

“Ju keni raportuar se sivjet kemi rreth 380,000 nxënës në arsimin parauniversitar, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Pra, ju keni lënë jashtë nxënësit e parashkollorit dhe arsimit profesional.

Në total, sivjet nga regjistrimet që kemi deri tani, rreth 455,000 nxënës, pa përfshirë arsimin profesional apo 480,000 nxënës në arsimin parauniversitar, përfshirë arsimin profesional, të dhënat për të cilët mbledh MFE.

Dhe supozojmë se do ketë rreth 10,000 nxënës më pak se vitin që shkoi, e jo 100,000 më pak siç keni raportuar ju. Dua të theksoj se numrin final të nxënësve nuk do ta kemi deri në fund të shtatorit pasi javet e para, siç do vit, ka ende lëvizje të nxënësve nga një zonë në tjetrën, nga një shkollë në tjetrën,”- tha Shahini ndër të tjera.

Një ditë më parë nxënësit nisën vitin shkollor 2019-2010. Të shumta ishin emocionet e atyre që shkonin për herë të parë në shkollë. Paraprakihst në media u raportua se këtë vit ishin regjistruar 386 mijë nxënës, shumë më pak se vitet e kaluara.

Pjesë nga fjala e Besa Shahinit

Gjithashtu, dua të theksoj se rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është një dukuri e viteve të fundit e as një dukuri ekskluzivisht shqiptare.

Në gjithë 15-vjeçarin e fundit, nga viti në vit, në Shqipëri ka patur rreth 10,000-20,000 nxënës më pak në gjithë sistemin e arsimit parauniversitar, parashkollor, shkollë fillore, e mesme ulët dhe e mesme e lartë.

Trendi i rënies ka filluar nga viti 1992, ka vazhduar me të njëjtin intensitet në kohën e qeverisjes së PD (2005-2013) dhe po vazhdon dhe sot.

Trendi i rënies ka të bejë kryesisht me rënien e natalitetit që është një çështje e cila afekton gjithë Europën JugLindore, përfshirë rajonin tonë të Ballkanit.

Pra, dua të përsëris, trendi i renies së numrit të nxënësve nuk është një trend unik në Shqipëri. Është në gjithë rajonin dhe ka filluar e vazhduar gjatë gjithë qeverisjes PD, si në vitet 90 ashtu edhe në vitet e mëvonshme.

Ajo çfarë duhet të nënvizohet si një sukses i madh i qeverisjes sonë është që braktisja e shkollës ka rëne në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga arsimi 9-vjeçar në atë të mesëm është më i larti ndonjëherë. Sa për krahasim, në vitin 2012-2013, vitin e fundit kur partia Demokratike ka patur në menaxhim arsimin, mbi 4,000 nxënës që kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare nuk kanë vazhduar shkollën e mesme. Kjo shifër në vitin 2018 ka rënë në 1300.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini regjistrimi i nxenesve viti shkollor 2019-2020 besa shahini regjistrimi i nxenesve viti shkollor 2019-2020

Sondazh

Poll