Politike

Negociatat/ Tusk optimist: Jemi afër, për mua “Po”. Rama: Ke qenë avokati ynë

17 Shtator 2019, 05:57 Nga DOSJA
Negociatat/ Tusk optimist: Jemi afër, për mua “Po”. Rama:

TIRANË– Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.  Tusk ka zhvilluar më për më shumë se 30 minuta një takim me Edi Ramën. Pas bisedës në Kryeministri, Tuks dhe Rama kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediet.

Rama u shpreh optimist për negociatat dhe falenderoi Presidentin e KiE për të gjithë punën që ai po bën për integrimin e Shqipërisë dhe i akordoi një medalje mirënjohje. Nga ana tjetër Tusk tha se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi kjo është për të mirën e të gjithëve. 

Zyrtari i lartë i BE pas takimin me Kryeministrin Edi Rama do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së Tusk do të jetë edhe zgjidhja e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 7 muajsh.

Para mbërritjes në Shqipëri, ai do të zhvillojë mëngjesin e sotëm takime edhe në Maqedoninë e Veriut. Tusk do zhvillojë në orën 11:45 takim me Zoran Zaev,  dhe më pas, rreth orës 12:15 do të zhvillojë një konferencë për shtyp atje.

Vizita e Tusk vjen një muaj para se BE të japë vendimin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i çelen negociatat apo jo. Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze “Vijesti”, komisioneri europian për zgjerimin në largim, Johanes Hahn, shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike donald tusk donald tusk ne tirane edi rama konferenca rama tusk kriza politike ne shqiperi donald tusk donald tusk ne tirane edi rama konferenca rama tusk kriza politike ne shqiperi

Sondazh

Poll