Politike

Komisioni i Venecias rikthehet sërish në Tiranë, ekspertët mbledhin fakte për ligjin e pronave

17 Shtator 2019, 13:50 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias rikthehet sërish në Tiranë, ekspertët

TIRANË- Ekspertët e Komisionit të Venecias pritet që të rikthehen sërish në Tiranës, por këtë herë jo për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Sipas informacioneve këtë herë, delegacioni mbërrin në Shqipëri për një vizitë dy ditore, nesër dhe pasnesër (18-19 shtator) për të grumbulluar mendime në lidhje me ligjin e pronave, i cili ka hasur në diskutime të shumta.

Mësohet se ka qenë Kuvendi që i është adresuar Komisionit që në dhjetor të vitit të kaluar për mbi 200 nene të ligjit, për të cilat ekspertët kërkojnë opinione shtesë.

Në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, po ashtu edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Opinioni paraprak është llogaritur të jepet në mbledhjen e komisionit në tetor 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ekspertët e Komisionit të Venecias ishin javën e shkuar në Tiranë ku u takuan me aktorë të ndryshëm politikë, në lidhje me procedurën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Për këtë çështje Komisioni theksoi se mendimin përfunditmar do e japë në muajin tetor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eksperet e venecias komisioni i venecias ligji i pronave eksperet e venecias komisioni i venecias ligji i pronave

Sondazh

Poll