Sport

Hulk Hogan, jo vetëm që nuk është i paralizuar, por edhe kërcen – Shikoni videon

Sipas raportimeve të mëparshme, mundësi legjendar ishte i paralizuar nga beli e poshtë dhe po ecte vetëm me ndihmën e një bastuni.

6 Shkurt 2023, 11:55 Nga DOSJA
Hulk Hogan, jo vetëm që nuk është i paralizuar, por edhe

SHBA - Pas orëve të tëra vuajtjeje për shëndetin e Hulk Hogan, i cili sipas raportimeve kishte një problem të madh me lëvizjen dhe ecte vetëm me ndihmën e një bastuni, ai shfaqet jo vetëm i pa paralizuar, por edhe duke kërcyer.

Mundësi legjendar i cili u bë i njohur edhe përmes filmave që realizoi në Hollywood, i ka dhënë përgjigjen e tij për thashethemet që bënin me dije se shëndeti i tij ishte në gjendje të keqe, pas operacionit në shpinë.

Në fakt, kampioni olimpik i artë i mundjes (1996) Kurt Angle, i cili është një mik i mirë i Hoganit, kishte folur në "The Kurt Angle Show" dhe ishte një nga ata që konfirmoi problemin shumë të rëndë që ishte 69-vjeçari, duke u përballur me lëvizjen e tij.

“Nervat në pjesën e poshtme të trupit të tij ishin prerë. Nuk i ndjen mirë këmbët. Pra, ai duhet të përdorë bastunin e tij për të ecur. Mendova se ai përdor bastunin sepse i dhemb shpina. Ai nuk ka dhimbje, asgjë fare. Ai nuk ndjen dot asgjë ”, kishte thënë ndër të tjera Angle.

Veterani i famshëm i mundjes, nga ana e tij, ka postuar video në TikTok në të cilat ai ecën, kërcen dhe rrotullohet, duke “zhytur në baltë” thashethemet që qarkullojnë së fundmi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll