Sport

Galatasaray vazhdon me të njejtin hap, Mertens dhe Icardi, ‘heronjtë’ e fitores…

Galatasaray fitoi këtë të dielë ndaj Trabzonsporin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës Turke.

5 Shkurt 2023, 22:22 Nga DOSJA
Galatasaray vazhdon me të njejtin hap, Mertens dhe Icardi,

TURQI - 'Galata' e gjeti veten duke humbur që në minutën e parë të lojës. Maximiliano Gomez (1’) e kaloi Trabzonsporin në avantazh, i ndihmuar nga Abdulkadir Omur.  Galatasaray, lideri i Super Ligës turke, do ta arrinte në barazim në minutën e 18-të, me anë të belgut Mertens.

Në pjesën e dytë, kthesa u realizua nga argjentinasi Icardi, i cili nuk gaboi në ekzekutimin një penalltie në minutën e 53-të, duke shënuar golin e dytë për ‘Galatën’ dhe fiksuar rezultati 2-1.

Galatasaray shton kështu fitoren e 12-të radhazi në Super Ligën turke, ndërkohë që ka grumbulluar 54 pikë, nëntë më tepër se sa Fenerbahçe, që e ndjek në vendin e dytë dhe do të luajë nesër ndaj Konyasporit për javën e 23-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll