Sport

Bayern Munich i kthehet fitores ndaj Wolfsburgut dhe kap kreun në Bundesligë...

Një festival golash i lejoi Bayern Munich të fitojë në Wolfsburg (4-2) të dielën në Bundesligë. Bavarezët mbeten liderë të kampionatit edhe pas kësaj dite të 19-të.

5 Shkurt 2023, 22:53 Nga DOSJA
Bayern Munich i kthehet fitores ndaj Wolfsburgut dhe kap kreun në

GJERMANI - Pas tre barazimeve radhazi në kampionat, Bayern Munich ka rifituar besimin. Iu deshën njëzet minuta për të skicuar skenarin e ndeshjes. Coman ishte pari që projektoi fitoren me një dopiedë (9’ dhe 14’), ndërkohë që pas pesë minutash Müller (19’) shënoi sërish, duke fiksuar rezultatin 3-0.

Polaku Kaminski (44’), i futur pas gjysmë ore lojë në vend të Lacroix, ngushtoi epërsinë në 3-1. Performanca e ‘Ujqërve’ u rrit pas përjashtimit të Kimmich (54’) pas kartonit të dytë të verdhë. Ajo u shpërblye nga Svanberg (81’), i cili ngushtoi epërsinë në 4-2, pasi më herët, 19-vjeçari Musiala (73’) kishte shënuar golin e katërt për bavarezët dhe të dhjetin personal.

Mjaft e rrallë për t'u theksuar: kreu i tabelës është shumë i ngushtë në Bundesligë këtë sezon. Vetëm gjashtë pikë ndajnë Bayernin, lider (40 pikë), nga Fribourg, i gjashti (34 pikë) në fund të ditës së 19-të. Sakaq, diferenca me Union Berlinin që e ndjek është vetëm një pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll