Sport

Tërmeti në Turqi: Apeli zemërthyer i Volkan Demirelit të përlotur për ndihmë... (video)

Ish-portieri i kombëtares së Turqisë dhe trajneri aktual i Hatayspor në Antioki, Volkan Demirel, bëri një thirrje për ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti, duke u “lakuar” gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram.

6 Shkurt 2023, 11:50 Nga DOSJA

Tërmeti në Turqi: Apeli zemërthyer i Volkan Demirelit të

TURQI - “Thirrje” ankthi nga portieri veteran i kombëtares turke, Volkan Demirel, pas tërmetit 7.8 ballë dhe tragjedisë së ndodhur në zonat e vendit pranë kufirit me Sirinë.

Trajneri aktual i Hatayspor, një ekip me qendër në Antioki, në skajin më jugor të Turqisë dhe afër epiqendrës së tërmetit në Gaziantep, ka bërë një thirrje zemërthyese për ndihmë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Instagram, duke kërkuar çdo mjet në dispozicion në një kohë kur më shumë dhe më shumë njerëz po humbasin jetën e tyre.

"Ndihmë. Unë dua që ju të dërgoni të gjitha mjetet që keni. Për sizmologun që foli, nuk janë vetëm Hataj dhe Antiokia. Ju lutem, ju lutem... po të kërkoj ndihmë, për hir të Zotit, njerëzit po vdesin këtu”.

Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës i Turqisë vazhdon të rritet, me numrin e konfirmuar të vdekjeve në 284, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll