Sport

Carragher 'shpërthen' ndaj drejtuesve të Liverpool dhe mbron Klopp: "Ka shumë gjëra për të ndryshuar para trajnerit"...

Ish-mbrojtësi i ‘Reds’ ka marrë pjesë në Sky Sports dhe ka folur rreth situatës që po kalon klubi

6 Shkurt 2023, 07:46 Nga DOSJA

Carragher 'shpërthen' ndaj drejtuesve të Liverpool dhe mbron

ANGLI - Sa herë që flet Jamie Carragher, tensionet rriten në Angli. Ish-futbollisti i Liverpoolit është i rregullt sa herë që ndodh diçka me rëndësi në futbollin në ishull. Kriza që po kalojnë ‘Reds’ nuk mund të kalonte pa u vënë re nga ish-lojtari i kombëtares angleze.

Te 'Sky Sports' si opionist në Tottenham-Manchester City, Jamie shfrytëzoi rastin për të shprehur këndvështrimin e tij për situatën në ‘Anfield’. Duke mbrojtur Klopp dhe duke sulmuar bordin, Carragher siguroi se klubi po shqetësohet për gjëra të tjera përveç sezonit aktual.

Shkatërruese janë komentet e Carragher, kur flet për humbjen e fortë të Liverpoolit kundër Wolves: "Nuk e prisja që ata të fitonin. Mund të ishte edhe më keq. Ata humbën keq ndaj Wolves, Brentford dhe Brighton.

Carragher 'shpërthen' ndaj drejtuesve të Liverpool dhe mbron

Humbjet nuk kanë qenë ndaj skuadrave të mëdha, por ndaj ‘Ujqërve’ nuk kam pasur asnjë shpresë”,- ka sqaruar Carragher për skuadrat që kanë mundur Liverpool në ditët e fundit.

Një nga kritikat më të mëdha të Carragher u përqëndrua në reagimin inekzistent të bordit ndaj situatës aktuale: "Duket se skuadra duhet të presë verën për të provuar ta zgjidhë atë në tregun e transferimeve."

Lidhur me nënshkrimin e mundshëm të Bellinghamit, ish-mbrojtësi ishte i qartë: "Gjithmonë flitet për nënshkrimin e Bellingham. Duket se çdo javë është më e rëndësishme, por në realitet skuadrës i duhen katër ose pesë nënshkrime".

Por nëse Carragher ka dashur të tregojë diçka, ai është bërë një mbrojtës besnik i punës së Klopp në Anfield, duke besuar se ai duhet të vazhdojë të komandojë: "Ai ka provuar gjithçka, me formacione, lojtarë të rinj, veteranë dhe asgjë nuk funksionon. Ka shumë gjëra për të ndryshuar në klub para trajnerit.

Carragher 'shpërthen' ndaj drejtuesve të Liverpool dhe mbron

Kur erdhi Klopp, Liverpool ishte i gjashti apo i shtati dhe ai e ka çuar klubin aty ku ka qenë në këto vite. Ai ka treguar se mund ta bëjë këtë dhe unë do të doja që ta bënte përsëri”,- tha anglezi për mundësinë e vazhdimësisë së Klopp në krye të 'Reds'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll