Sport

Opinioni befasues për Haaland: “Erling ka mundësi që ka zgjedhur klubin e gabuar”,,,

“Ne nuk po shohim gjithçka që ky lojtar mund të bëjë për shkak të ekipit ku ka shkuar”, thotë Jamie Carragher në ‘Sky Sports’.

6 Shkurt 2023, 11:04 Nga DOSJA

Opinioni befasues për Haaland: “Erling ka mundësi që ka

ANGLI - Manchester City nuk po kalon një moment të mirë. ‘Qytetarët’ humbën ndeshjen e tretë radhazi jashtë shtëpisë, kësaj here ndaj Tottenhamit. Një disfatë që ka ndezur debatin për ecurinë e skuadrës. Jo vetëm kaq sepse, përtej aspektit kolektiv, Jamie Carragher e ka fokusuar reflektimin e tij te një lojtar: Erling Haaland.

Shifrat e sulmuesit norvegjez janë spektakolare. Ai ka shënuar 31 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat. Është mesatarisht më shumë se një gol për ndeshje. Nga ato 31 gola, 25 kanë qenë në Premier League.

Humbja e shpejtësisë

Pavarësisht paraqitjes së jashtëzakonshme të Haaland, ish-mbrojtësi i Reds, Carragher argumenton se Manchester City, si skuadër, e ka ulur performancën e tij këtë sezon pas ardhjes së sulmuesit. "Unë e di që kjo nuk ndodh aq shpesh me mënyrën se si luan City. Ai vjen nga një ligë, Borussia Dortmund, ku luajnë në kundërsulm, nga fundi në fund , dhe ajo shpejtësi djallëzore u pa. Unë mendoj se ai mund të ketë zgjedhur klubin e gabuar për të nxjerrë më të mirën prej tij”, tha ai në Sky Sports.

Opinioni befasues për Haaland: “Erling ka mundësi që ka

Më shumë gola kundër

"Ai ka shënuar 25 gola në Premier League. Manchester City si ekip ka shënuar po aq gola, por ka pësuar më shumë, pasi është shumë më e lehtë për të kundërsulmuar", shpjegon ish-Liverpool.

“Mendoj se këtë sezon kur ka shënuar golat, ne kemi parë vetëm 60% të Haalandit”, komenton ai dhe vazhdon për Sky Sports: “City është një skuadër ndryshe dhe inferiore me Haaland në përbërje. Por sërish nuk është faji i tij. 

City, si skuadër, nuk do të luajë futboll gjatë gjithë kohës në sulm, nuk është stili i Guardiolës. Lojtarët e tij nuk kanë energji, fuqi apo ritëm për të luajtur kështu deri në fund. Haaland do të vazhdojë të shënojë gola. Por ne nuk po shohim gjithçka që mund të bëjë ky lojtar, për shkak të skuadrës ku ka shkuar”,- përfundon ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll