Sport

Seria A/ Martinez i dhuron derbin Interit: disheza nuk ka të mbaruar për Milanin…

Një goditje me kokë nga Lautaro Martinez në pjesën e parë i dha Inzaghit fitoren e parë të merituar në një derbi. Kuqezinjtë gjithnjë e më shumë në krizë

5 Shkurt 2023, 23:06 Nga DOSJA
Seria A/ Martinez i dhuron derbin Interit: disheza nuk ka të mbaruar

ITALI - Interi mundi 1-0 Milanin në mbrëmjen e ditës së 21-të, duke konsoliduar vendin e dytë në renditje dhe duke kaluar në +5 nga një ‘Djall’, që është gjithnjë e më në krizë.

Derbi i 178-të në Serie A u vendos nga një goditje me kokë e Lautaro Martinez në minutën e 34-të, duke sanksionuar dominimin absolut të zikaltërve në pjesën e parë, me kuqezinjtë që nuk mundën të gjuanin, qoftë edhe njëherë në portën e Interit. 

Interi luajti lojën, duke mbajtur vazhdimisht topin (73% posedim në fund të pjesës së parë), ndërsa Milani mendonte vetëm të mbrohej në rregull dhe të mbyllte hapësirat. 

Një qëndrim tepër i kujdesshëm, me kuqezinjtë që nuk ia dolën asnjëherë të shkojnë në portën e Onanës dhe të nxiste dy sulmuesit. Zero goditje në portë nga djemtë e Piolit, ndërsa Interi luajti me shumë dhe nuk rrezikoi asgjë.

Pjesa e dytë është më e ekuilibruar sepse Milani është më me iniciativë, por Onana nuk është në rrezik serioz. Për Inzaghin është fitorja e parë në derbin milanez në ligë.

Por ndërkohë, përpos rezultatit, ndeshja në ‘San Siro’ dëshmoi krizën e thellë në të cilën janë zhytur kuqezinjtë, që tashmë askush nuk i ka frikë, si të ashtuquajtur kampionë në fuqi të Serisë A.

Pikërisht një vit më parë, fitorja në derbi i dha Milanit një pjesë të mirë të Scudetto-s, por 365 ditë më vonë muzika ka ndryshuar dhe sonte Interi konfirmoi epërsinë e qytetit, tashmë të dukshme pas fitores në Superkupë. 

Fatkeqësisht për të dyja skuadrat, çështja e Scudetto-s tashmë duket e përfunduar, por ndeshja e mbrëmjes së sotme konfirmoi se skuadra e Inzaghit mund të jetë e vetmja kundër Napolit, ndërsa skuadra e Piolit thjesht nuk mund të dalë nga spiralja negative në të cilën u fut pas barazimit tallës ndaj Romës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll