Sport

Zikaltrit e Interit, për herë të parë në Shqipëri për një miqësore në korrik. Partizani mund të jetë rivali i mundshëm…

Inter do të vijë në Shqipëri gjatë këtij viti për një ndeshje miqësore. Kundërshtari i mundshëm mund të jetë Partizani

5 Shkurt 2023, 21:45 Nga DOSJA

Zikaltrit e Interit, për herë të parë në Shqipëri

TIRANE - Gazetari sportiv, Alban Xhihani, drejtor i emitentit ‘Tibo’ i cili transmeton ndeshjet e Serisë A në Shqipëri, ka treguar se më 16 korrik 2023, zikaltërit e Interit do të vijnë në Shqipëri për një ndeshje miqësore, e cila është pothuajse gati, por mungon vetëm zyrtarizimi.

Gjithnjë sipas këtij burimi, mendohet se Partizani mund të jetë edhe kundërshtari i Interit në miqësoren e Tiranës, por kjo ende nuk është konfimuar plotësisht. Për momentin, Inter pozicionohet në vendin e dytë të Seria A, ashtu si edhe Partizani, që renditet në vendin e dytë në kampionatin e Superiores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll