Bota

Turqia dhe Siria s'gjejnë qetësi, goditen sërish nga tërmeti 7.7 ballë

Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ishte 7.7 ballë i shkallës rihter.

6 Shkurt 2023, 11:38 Nga A.B
Turqia dhe Siria s'gjejnë qetësi, goditen sërish nga
Banesat

TURQI- Sërish tronditje e madhe në kufirin Turqi-Siri. Një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 ka rënë rreth orës 11:24. Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ishte 7.7 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 67 km. në verilindje të qytetit të Kahramanmaras, pranë kufirit me Sirinë. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që trondit kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 

Turqia dhe Siria s'gjejnë qetësi, goditen sërish nga

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll