Bota

Rënia e balonës në SHBA, Pekini shkarkon nga detyra kreun e Shërbimit Meteorologjik

Zhytësit amerikanë të trajnuar përpiqen të rikuperojnë mbeturinat e balonave në brigjet e Karolinës së Jugut

6 Shkurt 2023, 11:14 Nga DOSJA
Rënia e balonës në SHBA, Pekini shkarkon nga detyra kreun e
Baloni

KINË- Ish-kreu i Shërbimit Meteorologjik Kinez është Zhuang Quotai, është shkarkua nga regjimi i Pekinit, sipas raporteve të cituara nga gazeta britanike "Daily Telegraph".

Disa orë më parë, Ministria e Jashtme e Kinës tha se rrëzimi i balonës mbi bazën bërthamore të Montanës të së shtunës ishte "qartësisht një reagim i tepruar nga ana e Uashingtonit që shkel ligjin ndërkombëtar". Shkarkimi i kryemeteorologut Zhuang Quotai vjen si pasojë e rrëzimit të balonës së spiunazhit kinez mbi bazën bërthamore të Montanas, e cila prej shtatë ditësh qarkullon në qiellin e SHBA-së.

Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi avionët luftarakë F-22 të rrëzonin balonën ndërsa zyrtarë të lartë të Pentagonit e paralajmëruan atë të mos e rrëzonte në tokë, duke argumentuar se mbeturinat mund të dëmtojnë pronën dhe të rrezikojnë jetë.

Balona u godit nga një avion luftarak F-22 pak jashtë Myrtle Beach, në një zonë me popullsi të dendur të njohur si "Grand Strand", e cila ka kilometra plazhe dhe është një tërheqje për pensionistët dhe pushuesit.

Sipas qeverisë së Uashingtonit, rrënojat do të dërgohen në Quantico, Virxhinia për analiza , gjë që shkaktoi një reagim të fortë nga Kina.

“Këmbëngulja e SHBA-së për përdorimin e forcës së armatosur është qartë një reagim i tepruar që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.

Pekini kërcënoi me hakmarrje, duke vënë në dukje se "rezervon të drejtën për të marrë masa të mëtejshme në përgjigje".

baloni kinez

Sondazh

Poll