Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i viktimave shkon në 640

Para një orë e gjysmë shifra ishte 568. 

6 Shkurt 2023, 10:18 Nga A.B
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i viktimave shkon
Termet

TURQI- Më shumë se 640 njerëz kanë vdekur në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore pas tërmetit të mëngjesit të sotëm. Para një orë e gjysmë kjo shifër ishte 568. 

Numrat deri më tani janë:

-Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha në një konferencë shtypi se numri i të vdekurve në vend ishte tani 284, me 2,323 të plagosur.

-Ai tha se 70 persona u vranë në provincën e Kahramanmaras, ku ndodhej epiqendra e tërmetit, së bashku me 20 persona në Osmaniye, 18 në Sanliurfa, 14 në Dijarbakir dhe 13 në Adiyaman.

-Më herët u raportua se numri i të vdekurve në Siri ishte 237 - dhe ky është vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

-Tani e dimë se 147 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas ekipeve të shpëtimit.

-Mijëra njerëz janë lënduar gjithashtu nga tërmeti 7.8 ballë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të dy vendet. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll