Bota

E parashikoi apo...? Frank Hoogerbeets e lajmëroi 3 ditë më parë tërmetin shkatërrues në Turqi: Planetet ishin reshtuar!

Një postim në Twitter, i bërë më 3 shkurt, Frank Hoogerbeets ka parashikuar në mënyrë të detajuar tërmetin e rënë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Përveçse zonës ku do të dinte tërmeti, parashikoi në një mënyrë të frikshme dhe magnitudën.

6 Shkurt 2023, 10:02 Nga k.m.
E parashikoi apo...? Frank Hoogerbeets e lajmëroi 3 ditë më
Frank Hoogerbeets

HOLANDË- Frank Hoogerbeets, parashikuesi i vetëshpallur i tërmeteve ka parashikuar se planeti do të përjetojë tërmete masive nga 24 shkurt deri më 8 mars. Duket se ka pasur të drejtë. Por edhe ka bërë një parashikim të frikshëm për nga precizioni. Një postim në Twitter, i bërë më 3 shkurt, Frank Hoogerbeets ka parashikuar në mënyrë të detajuar tërmetin e rënë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Përveçse zonës ku do të dinte tërmeti, parashikoi në një mënyrë të frikshme dhe magnitudën.

E parashikoi apo...? Frank Hoogerbeets e lajmëroi 3 ditë më
Postimi i 3 ditëve më parë

“Herët ose vonë, një lëkundje me magnitudë 7.5 do të ndodhë në këtë rajon (Turqinë qëndrore-jugore, Jordani, Siri, Liban),”-shkroi ai 3 ditë më parë, ndërkohë që sot shtoi: Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e kam deklaruar më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon. Këto tërmete paraprihen gjithmonë nga gjeometria kritike planetare, siç kishim në 4-5 shkurt.

Rastësi apo...?

frank hoogerbeets

Sondazh

Poll