Bota

Pasojat e tërmetit, Gjermania dhe Azerbajxhani dërgojnë ndihma në Turqi dhe Siri

Holanda tha se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

6 Shkurt 2023, 10:14 Nga A.B
Pasojat e tërmetit, Gjermania dhe Azerbajxhani dërgojnë ndihma
Termet

TURQI- Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi prej 370 personash dhe materiale ndihme në Turqi pas tërmetit të fuqishëm që goditi jugun e vendit, transmeton CNN

'Një aeroplan që transporton ndihma, duke përfshirë tenda dhe furnizime mjekësore, do të niset për në Turqi "në një kohë të shkurtër", thonë mediat. 

Holanda po ashtu tha më herët se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për ndihmë.

Po ashtu, Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë.

Mendimet e mia janë me familjet e atyre që humbën jetën në këta #tërmete të tmerrshme dhe me ata që ende kanë frikë për të afërmit, miqtë apo fqinjët e tyre”, shkroi Annalena Baerbock në Twitter. "Së bashku me partnerët tanë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë."

Udhëheqësit nga SHBA, Izraeli, India, Pakistani dhe Ukraina janë ndër vendet që ofrojnë ngushëllime dhe premtojnë mbështetje pas katastrofës. Holanda tha se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

 

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll