Bota

Tërmet në Turqi, futbollisti grek: Isha në shtrat, sapo u ngrita nuk mbaja dot ekuilibrin

Futbollisti grek e vlerësoi kohëzgjatjen e tërmetit në 1.5 minuta, duke shtuar se “ka pasur shumë pasgoditje”.

6 Shkurt 2023, 09:56 Nga A.B
Tërmet në Turqi, futbollisti grek: Isha në shtrat, sapo u ngrita
Dimitris Kolovetsios

TURQI- Përvoja e tmerrshme e tërmetit 7.4 Rihter që rrafshoi zonat e Turqisë juglindore dhe veriut të Sirisë është përshkruar nga futbollisti grek, Dimitris Kolovetsios , i cili jeton në qytetin e Cezaresë.

Ndodhi  rreth orës 4:30, ishte një tërmet shumë i fortë. Jemi rreth 3 orë nga qendra me makinë. E ndjemë shumë fort. Isha në shtrat dhe sapo u ngrita nuk mbaja dot ekuilibrin”, tha ai për OREN.

Futbollisti grek e vlerësoi kohëzgjatjen e tërmetit në 1.5 minuta, duke shtuar se “ka pasur shumë pasgoditje”. “Të gjithë qanin, hipnin në makina. U bë bujë”, shtoi ai për reagimet e para pas goditjes së Enceladus.

Siç shtoi ai, përveç tërmetit, banorët e zonave të goditura nga Rihteri “kishim edhe borën për t’u përballur”.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

dimitris kolovetsios termet ne turqi

Sondazh

Poll