Bota

Tërmeti/ Gjysmëhëna e Kuqe Turke bën thirrje për dhurim gjaku, pezullohet mësimi dhe fluturimet

Shkollat ​​në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditur nga tërmeti do të mbyllen për një javë

6 Shkurt 2023, 10:31 Nga A.B
Tërmeti/ Gjysmëhëna e Kuqe Turke bën thirrje për dhurim
Termeti

TURQI- Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke i bëri thirrje kombit të bëjë dhurime gjaku. Kerem Kınık tha gjithashtu në Twitter se organizata dërgon dërgesa shtesë gjaku në rajonin e prekur. Ai gjithashtu i kërkoi publikut që të largohen nga ndërtesat e dëmtuara dhe të pastrojnë rrugët për shpëtimtarët.

Shkollat ​​në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditur nga tërmeti do të mbyllen për një javë, tha zëvendëspresidenti i vendit Fuat Oktay. Qytetet dhe provincat janë Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Oktay tha gjithashtu se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll