Bota

Jeni shqiptarë dhe doni ndihmë për tërmetin? KËTO 2 numra duhet të merrni në telefon

Qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në numrat emergjentë.

6 Shkurt 2023, 09:44 Nga k.m.
Jeni shqiptarë dhe doni ndihmë për tërmetin? KËTO 2
Pamje nga tërmeti

TURQI- Ambasada shqiptare në Ankara dhe Stamboll kanë nxjerrë dy numra për shqiptarët. Në njoftimin e bërë, për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në numrat emergjentë.

"Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985; Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219."

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 600 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll