Sport

Premier League/ Harry Kane vendos rekord, Spurs mundi Cityn. Arsenali mbetet në +5...

Sulmuesi shënoi në minutën e 15-të, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Spurs dhe mposhti Guardiolën, i cili nuk iu afrua Artetës. Nottingham e zgjat Leeds 1-0

5 Shkurt 2023, 19:58 Nga DOSJA

Premier League/ Harry Kane vendos rekord, Spurs mundi Cityn. Arsenali mbetet

ANGLI - Përfundon 1-0 për Tottenham ndeshja e madhe e ditës së njëzet e dytë të Premierligës kundër Manchester Cityt. Harry Kane vendosi fatin e ndeshjes në minutën e 15-të, duke shënuar golin e tij të 200-të në ligën angleze dhe me 267, u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Spurs. Guardiola nuk arrin të shkurtojë epërsinë: Arsenali i Artetës mbetet në +5 dhe me një ndeshje më pak. Nottingham mundi Leeds 1-0 me anë të Johnson (14').

Tottenham - Manchester City 1-0
Tottenham i bën një dhuratë Arsenalit dhe mposhti Manchester Cityn 1-0, duke mbetur kështu në -5 pikë nga ‘Topçinjtë’ që kanë edhe një ndeshje më pak. Pa Conte, por me zëvendësin Stellini në pankinë, vendasit e nisin ndeshjen gjithsesi me këmbën në gaz dhe kalojnë në avantazh në minutën e 15-të: Hojbjerg rikuperon topin në buzë dhe i shërben Kane në zonë, i cili me këmbën e djathtë mposht Ederson dhe shënon gol rekord. Me 267 gola me fanellën e Spurs: ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit londinez. Nga ana tjetër, ata në kampionatin anglez janë 200: me vetëm dy ‘përbindësha’ të tjerë të shenjtë, si Shearer dhe Rooney, që e kanë arritur dhe më pas tejkaluar këtë shifër. 

Premier League/ Harry Kane vendos rekord, Spurs mundi Cityn. Arsenali mbetet

Formacioni i Guardiolës përpiqet të reagojë, por nuk shkon përtej goditjes së Bernardo Silvës, e bllokuar lehtësisht nga Lloris dhe tentativave të mëdha të Alvarezit në pjesën e dytë (me këmbën e djathtë pranë kryqëzim) dhe De Bruyne (i cili nuk kornizon pasqyrën e portës). Eksitim i fundit për nikoqirët: në minutën e 87-të, në fakt, Romero merr kartonin e dytë të verdhë dhe i lë Spurs me 10 lojtarë në fushë. 

Megjithatë, sulmi i Cityt nuk shkon te barazimi dhe ndeshja përfundon 1-0, me Tottenhamin tani -1 pikë nga Champions League. Guardiola, nga ana tjetër, mbetet në 45 dhe konfirmohet në -5 nga Arsenali, i cili megjithatë ka një ndeshje më pak. 

Nottingham - Leeds 1-0
Seria pozitive e rezultateve të Nottingham Forest nuk u ndal, pasi mundi Leeds 1-0 duke shënuar suksesin e tretë në katër takimet e fundit dhe duke fituar pikë themelore për sigurinë. Janë të ftuarit ata që bëhen të rrezikshëm me Sinisterrën, sado të shpërdoruar nga ish-portieri i PSG-së Keylor Navas, në debutimin e tij. 

Premier League/ Harry Kane vendos rekord, Spurs mundi Cityn. Arsenali mbetet

Në minutën e 14-të, vjen dhe goli që vendos ndeshjen: Johnson godet brenda zonës dhe topi përfundon në këndin e poshtëm dhe 1-0. Pritjet e Navasit dhe gabimi i Surridge në finale, bënë pjesën tjetër të ndeshjes. Nottingham u ngrit në 24 pikë, +6 ndaj Leeds, që le nën vete Everton në zonën e rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll