Bota

'Shkatërrimi' në Turqi dhe Siri pas tërmetit, temperaturat nën zero dhe bora mund të pengojnë operacionet e shpëtimit

Reshjet e borës do të jenë më të përhapura gjatë ditës së hënë dhe do të zgjasin deri të martën. Bora do të jetë më e madhe në lartësitë më të larta, por mund të bjerë deri në kufirin me Sirinë.

6 Shkurt 2023, 09:28 Nga A.B
'Shkatërrimi' në Turqi dhe Siri pas tërmetit,
Termeti

TURQI-Moti i ftohët dhe i lagësht, kanë të ngjarë të ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Sipas meteorologëve të CNN, temperaturat nën zero në Gaziantep të Turqisë, reshjet e shiut dhe dëbora që parashikohen të hënën dhe të martën do të ndikojnë në procesin e shpëtimit.

Edhe pse fillimi i shkurtit bie brenda pjesës më të ftohtë të vitit, temperaturat aktuale janë edhe më të ftohta se mesatarja, duke shkuar rreth 5 gradë Celsius (rreth 9 gradë Fahrenheit) nën normat sezonale. Dhe moti do të bëhet më i ftohtë: Temperaturat do të bien nën zero deri të martën, me uljen në Gaziantep në -6 gradë Celsius (21 gradë Fahrenheit).

Reshjet e borës do të jenë më të përhapura gjatë ditës së hënë dhe do të zgjasin deri të martën. Bora do të jetë më e madhe në lartësitë më të larta, por mund të bjerë deri në kufirin me Sirinë. Pavarësisht kushteve, zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të lënë ndërtesat e tyre të sigurta, pasi priten pasgoditje të tjera.

termet ne turqi

Sondazh

Poll