Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-prokurores Janeva, avokatja e saj kërkon heqjen e masës së paraburgimit

17 Shtator 2019, 12:52 Nga DOSJA

 MAQEDONI E VERIUT- Teksa ndodhet në paraburgim e akuzuar për për çështjen “Reket”, ish-prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva është ndjerë keq, ku lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore e ka bërë të ditur avokataja e saj, Irena Fërçkovska.

Ndërkohë është mësuar se Janeva po merr terapitë mjekësore brenda ambienteve të paraburgimit.

Si shkak i gjendjes së saj shëndetësore, avokatja Fërçkovska ka  treguar se do të kërkojë heqjen e masës së paraburgimit në mënyrë që Janeva të mbrohet në liri, ku si garanci ajo ka thënë se do të lihet prona e ish-prokurores.

Gjithashtu në mediat maqedonase disa ditë më parë qarkulloi një foto e Janevës brenda qelive të burgut, ku ndodhet nën akuzën e çështjes “Reket”.

Kujtojmë që 3 ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi nga detyra kryeprokuroren speciale Katica Janeva, kohë  në të cilën ajo ndodhej në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reketi”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni çështja reket ish prokurorja semuret ne burg katica janeva çështja reket ish prokurorja semuret ne burg katica janeva

Sondazh

Poll