Bota

I akuzuar për spiunazh në SHBA, Edward Snowden në pritje të një oferte nga Macron për azil politik në Francë

17 Shtator 2019, 08:55 Nga DOSJA
I akuzuar për spiunazh në SHBA, Edward Snowden në pritje të

RUSI– Ish-kontraktori i agjencisë spiune të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Edward Snowden ka shprehur dëshirën e një azili politik në Francë.

Prej kohësh në arrati nga Amerika, pas denoncimit të skandalit me përgjimet, Edward Snowden ndodhet në Rusi, dhe është në pritje të një oferte nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Shpresat për një azil politik në Francë iu zgjuan pasi një prej ministrave të Macron shtroi idenë për t’i ofruar azil ish-analistit të shërbimeve amerikane.

Ministri Francez i Drejtësisë Nicole Belloubet mbështeti idenë e dhënies së azilit për Snoewden, megjithëse e bëri të qartë që po fliste në një aftësi personale dhe nuk ishte një ofertë zyrtare.

I pyetur në lidhje me perspektivën e azilit në Francë në një intervistë të transmetuar të hënën në radio France Inter, Snowden tha: “Unë kërkova azil në Francë në vitin 2013 nën (ish-Presidentin Francez Francois)Hollande dhe sigurisht që do të donim shumë që Macron të mendonte për një ofertë. Por nuk ka të bëjë me Francën, është për Evropën, ka të bëjë me botën dhe sistemin që kemi. Mbrojtja e informatorëve nuk është një veprim armiqësor. Të mirëpresësh dikë si unë nuk është një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara.”

Kallëzuesi i tha gjithashtu gazetës Die Welt të Gjermanisë se ai është ende i interesuar për azil politik në Gjermani, ku më parë kishte kërkuar azil, por pa sukses. Ai shtoi në komente për gazetën gjermane Der Spiegel se nëse ai gjendej i vdekur, nuk do të ishte si rezultat i vetëvrasjes.

Snowden jeton në Rusi që nga viti 2013 pasi zbuloi detaje të programeve të mbikëqyrjes sekrete nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Shumë aktivistë të të drejtave civile e shohin atë si një hero, por në Shtetet e Bashkuara, autoritetet duan që ai të dalë në gjyq për spiunazh.

Burimi: The Moscow Time

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza për spiunazh azil politik edward snowden emanuel macron ish-analisti i shërbimeve amerikane akuza për spiunazh azil politik edward snowden emanuel macron ish-analisti i shërbimeve amerikane

Sondazh

Poll