Bota

Hidrauliku hero ndihmon gjyshen 91-vjeçare që dergjej e vetme në shtrat me leuçemi akute, gjesti prekës që po shkrin zemra

17 Shtator 2019, 09:22 Nga DOSJA
Hidrauliku hero ndihmon gjyshen 91-vjeçare që dergjej e vetme

MBRETËRI E BASHKUAR– Një hidraulik po shkrin zemrat e botës pasi u zbulua se ai i rregulloi falas boilerin një plake të moshuar që dergjej në shtrat nga leukemia akute. Pa asnjë pagesë në këmbim, James Anderson ka ndihmuar dhe mijëra njerëz të tjerë në nevoje. Ai ka marrë vendimin drastik për të mbyllur biznesin e tij privat dhe për të rihapur një kompani jo-fitimprurëse.

Babai pesë fëmijëve mori jehonë në rrjte sociale pasi ai ndihmoi 91-vjeçaren e sëmurë duke i kryer shërbimet pa asnjë pahesë.

“Pa asnjë pagesë për këtë zonjë në asnjë rrethanë. Ne do të jemi në dispozicion 24 orë për ta ndihmuar dhe për ta mbajtur sa më komode,”- u shreh hidrauliku zemërgjerë.

James tha se ai ishte frymëzuar të mbyllte punën e tij private dhe të fillonte shërbimin pa pagesë, pasi pa një burrë të moshuar që u trajtua shumë keq nga një hidraulik tjetër. Që nga viti 2017, ai ka siguruar shërbimin hidraulik falas ose me kosto më të ulët për ata që kanë nevojë në çdo kohë.

Burimi: Metro

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjesti prekës i hidraulikut hidrauliku hero james anderson gjesti prekës i hidraulikut hidrauliku hero james anderson

Sondazh

Poll