Rajoni

Çështja “Reket”, mes pisllëkut e mykut, del fotoja e ish-kryeprokurores Katica Janeva në oborrin e burgut

Ish-prokurorja Speciale, Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore. Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut, Esad Rahiq, në një intervistë për shtyp.
Featured image of article: Çështja “Reket”, mes pisllëkut e mykut, del fotoja e ish-kryeprokurores Katica Janeva në oborrin e burgut Katica Janeva

MAQEDONIA E VERIUT– Pas skandalit të madh korruptiv, ish-kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva prej disa ditësh ndodhet në qelitë e burgut të Shutkës.

Së fundmi mediet maqedonase kanë publikuar një fotografi të ish-kryeprokurores Speciale, nga burgu i Shutkës, ku ndodhet pas skandalit korruptiv.

Ish-prokurorja Speciale, Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore. Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut, Esad Rahiq, në një intervistë për shtyp.

Katica Janeva në oborrin e burgut

Sipas tij, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli janë vendosur deri me 6 persona.

Janeva u arrestua për rastin “Reket”. Deri më tani ekzistojnë dyshime se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përfituar të mira materiale. (lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Shto Koment