Bota

Vogëlushi shqiptar ‘pushton’ ekranin gjigant të ‘Times Square’ në New York, prindërit nisen drejt SHBA-së (FOTO)

17 Shtator 2019, 06:17 Nga DOSJA
Vogëlushi shqiptar ‘pushton’ ekranin gjigant të

Tiranë– Fotoja e një vogëlushi shqiptar ka “pushtuar” ekranin gjigant të “Times Square” në New York. Ai është Beni Godeni, me Sindromën Down dhe fotoja e tij u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Aplikimin e kishte bërë ish-kujdestarja e tij Fjolla Rraci që tashmë jeton në SHBA dhe prindërit e tij nuk  dinin asnjë gjë.

Pas aplikimit familja e vogëlushit  nisi procedurat për t’u pajisur me vizë amerikane. Dhe, duket se ëndrra u bë realitet. Çifti Godeni kanë qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin “Times Square” në New York.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni beni godeni vogëlushi shqiptar në ‘times square’ beni godeni vogëlushi shqiptar në ‘times square’

Sondazh

Poll