Bota

Miliarderi e përdhunonte 3 herë në ditë, vajza e mitur në gjendje shoku. U hodh në ‘detin e peshkaqenëve’ për t’i

17 Shtator 2019, 07:16 Nga DOSJA
Miliarderi e përdhunonte 3 herë në ditë, vajza e mitur

SHBA– Një viktimë e manjatit të turpëruar Jeffrey Epstein ka thënë se si ajo u përpoq të notonte nëpër ujërat e infektuara me peshkaqenë për të shpëtuar “ishullit të pedofilit” famëkeq, në të cilin Epstein kryente veprimet e tij të turpshme ndaj vajzave të mitura.

E dëshpëruar Sarah Ransome pretendoi se ajo bëri përpjekjen e saj dramatike për arratisje, pasi ajo vuante përdhunime të shumëfishta në Shën St James në Karaibe, raporton The Sun.

“Më përdhunonte tre herë në ditë. Një peshkaqen do të ishte shoku im më i mirë në atë moment. Unë as që mendoja për këtë, doja thjesht të largohesha”- është shprehur viktima e pedofilit Epstein.

Ransome tregoi se si gjeti një biçikletë për t’u larguar dhe planifikoi të shkonte në një plazh për të notuar që ta largohej nga ishulli i tmerrit.

Megjithatë viktima e radhës u pikas nga kamerat e sigurisë së Epstein dhe u detyrua të kthehej në vilën e tij luksoze.

Në vitin 2017, ajo ngriti një padi kundër Epstein, bashkëpuntores së tij Ghislaine Maxëell dhe tre të tjerëve, duke pretenduar se ajo ishte trafikuar për seks për një periudhë prej shtatë muajsh.

Muajin e kaluar, ishulli i Epsteinit u sulmua nga agjentët e FBI-së në varka me shpejtësi pasi hetimi për çështjen e tij të trafikut të seksit vazhdon edhe pas vetëvrasjes së tij.

Burimi: news.com.au

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jeffrey epstein sarah ransome viktimë e përdhunimit jeffrey epstein sarah ransome viktimë e përdhunimit

Sondazh

Poll