Bota

Shëtitën botën me 1 milion £ kokainë në valixhe, jeta e luksit e dy pensionistëve me jaht, ditari i gruas i zbuloi

17 Shtator 2019, 12:28 Nga DOSJA
Shëtitën botën me 1 milion £ kokainë në valixhe,

NORVEGJI– Një çift pensionistësh kanë përfudnuar të burgosur pasi kanë shëtitur botën me rreth 1 milionë paund kokainë të cilën e kishin futur në një valixhe.

Roger dhe Sue Clarke, 72 dhe 71 vjeç ndodhen tashmë të burgosur në Norvegji për trafikimin e 240 kg rrëshirë kanabisi. Ata kishin blerë një jaht me të cilin shëtisnin gjithë botën dhe bënin një jetë luksoze duke mos pasur asgjë që e justifikonte atë lloj jete.

Zyrtarisht ata jetonin me 885 paund në muaj si pensionistë, por ditari i shkruar nga zonja Clarke tregon se ata kanë qenë edhe në Brazil, në Kubë dhe Karaibe. Dokumentet e gjykatës tregojnë se dy pensionistët bënin një stil jete të pasur, nëpër bingo, me golf apo takime me miq nëpër anije luksoze dhe destinacione ekzotike.

Ditari është sekuestruar nga policia dhe do të përdoret në procesin gjyqësor kundër dy pensionistëve.

Gjatë dëshmisë, ata të dy u shprehën se një biznesmen me origjinë xhamajkiane u pagoi atyre pushimet me 6800 paund.

Por dyshja rrezikon 12 vite burg për trafik droge. Çifti që mbahet i ndarë në burgje të ndryshme në Portugali për më shumë se 9 muaj e gjysmë do të përballet me dënimin me 12 vite burg për trafik droge.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohen dy pensionistet dy pensionistet me jete luksi roger clarke sue clarke arrestohen dy pensionistet dy pensionistet me jete luksi roger clarke sue clarke

Sondazh

Poll