Aktualitet

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, banorët e Bërxullës nisen drejt autostradës Tiranë-Durrës

Protestuesit janë vendosur në anë të rrugës kryesore dhe kanë nisur marshimin drejt Qafë-Kasharit

5 Shkurt 2023, 12:20 Nga A.B
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, banorët e
Qytetaret

TIRANË- Banorët e Bërxullës, të cilët kanë nisur protestën e tyre kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar kanë përshkallëzuar tubimin e tyre duke nisur një marshim. Protestuesit janë vendosur në anë të rrugës kryesore dhe kanë nisur marshimin drejt Qafë-Kasharit, teksa deri në këto momente kanë përshkuar rreth 1 kilometër.

Do shkojmë deri aty ku bëhen punimet, deri te gjurma e rrugës ku po punon kompania private”, është shprehur një nga protestueset.

Ata kanë vijuar me thirrjet për institucionet shtetërore për t’i dhënë zgjidhje situatës së tyre dhe të zhvillojnë një komunikim të drejtpërdrejtë me ta.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll