Aktualitet

Moti sot në favor të bregdetit, pritet të rinisë lundrimi i trageteve në Portin e Durrësit

Trageti GMV niset sonte në orën 23:00, ndërsa nga Bari fillon lundrimi drejt Durrësit nga 3 tragete që ishin të bllokuar atje pas përkeqësimit të motit.

5 Shkurt 2023, 10:04 Nga a.l
Moti sot në favor të bregdetit, pritet të rinisë lundrimi i
Porti i Durrësit

DURRËS- Kushtet atmosferike sot janë në favor të bregdetit. Në portin e Durrësit lundrimi i trageteve ka qenë i pezulluar deri më tani për shkak të motit të keq. Ndërkohë me rënien e forcës së erës dhe dallgëzimit pritet të fillojë lundrimi normal sërish. Mësohet se trageti GMV niset sonte në orën 23:00, ndërsa nga Bari fillon lundrimi drejt Durrësit nga 3 tragete që ishin të bllokuar atje pas përkeqësimit të motit.

Si parashikohet moti sot? 

Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë. Mot të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe në të gjithë territorin ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pa shere kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2023, 19:45 k.m.

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë

Foto ilustruese BULQIZË- Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora pasditen e sotme është shoqëruar edhe me n...