Aktualitet

I mituri shqiptar në Greqi kapet me kanabis: E kam për herë të parë, doja ta provoja

I mituri ka shprehur keqardhjen në kërkimin e faljes në hetuesi dhe ka pohuar se ka vendosur të përdorë kanabis për herë të parë.

5 Shkurt 2023, 09:17 Nga A.B
I mituri shqiptar në Greqi kapet me kanabis: E kam për herë
Kanabis

GREQI- Policia greke ka arrestuar një të mitur në Greqi të akuzuar për trafik droge. Djali u ndalua për kontroll nga efektivët e ekipit të DI.AS në Heraklion i gjetën nëntë “kapa” me gjithsej dhjetë gramë kanabis të papërpunuar me peshë nga një deri në 1.7 gram. Mësohet se i mituri është nga Shqipëria dhe është 17 vjeç.

Ai pretendoi se droga e gjetur në zotërim ishte për përdorim të tij. I mituri ka shprehur keqardhjen në kërkimin e faljes në hetuesi dhe ka pohuar se ka vendosur të përdorë kanabis për herë të parë me miqtë e tij, për ta provuar dhe se nuk e ka blerë për ta shitur.

kanabis shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2023, 19:45 k.m.

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë

Foto ilustruese BULQIZË- Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora pasditen e sotme është shoqëruar edhe me n...