Aktualitet

ARRSH kërkoi hetim për rrugën e Arbrit/ Kompania padit Sonila Qaton: Po favorizojnë një kompani të palicensuar

  • Skandali/ Anulimi i Kardhiq-Delvinë, ‘Gjoka construction’ falsifikoi dokumentet, si ndërhyri Balluku
  • Gjatë një reagimi për mediet, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar të kenë të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7', i cili u anulua nga Balluku.
    Featured image of article: ARRSH kërkoi hetim për rrugën e Arbrit/ Kompania padit Sonila Qaton: Po favorizojnë një kompani të palicensuar Sonila Qato

    TIRANË– Kompania ” Gjoka Construction”, cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ka njoftuar se do të padisë drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit.

    Gjatë një reagimi për mediet, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar të kenë të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7′, i cili u anulua nga Balluku.

    Po sipas tyre, hetimet e nisura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Cdo aludim mbi dokumentacionin e tillë si Formular Vleresimi, Situacion perfundimtar punimesh dhe Akt kolaudimi të paraqitur në tender nga Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhëna të rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARrSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë. Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit te degës se saj ne Shqiperi e ka me date 09.05.2019 cfare na ben te dyshojme se shtyrjet e fatit te tenderit kane qene pikerisht per t’i dhene kohe kesaj kompanie per te plotesuar kriteretdhe ne objekt të veprimtarise se saj sipas QKB eshte “Aktivitet ne fushen e ndertimit”. Pas verifikimit të Statutit të kesaj shoqerie kemi konstatuar se nuk eshte e licensuar ne projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e ketij objekti, dhe si e kish garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte te ishte operator i vetem ne kete garë”, thuhet në njoftimin e firmës.

    Ditën e djeshme, ARRSH kërkoi nisjen e hetimit për kompaninë “Gjoka construction”, pasi sipas ARRSH, kjo firmë ka paraqitur të dhëna fiktive, për tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua nga Balluku.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment