Politike

Shumë presion nga çështja "McGonigal"? Rama ikën nga Tirana, ia "mbath" me pushime. Zbulon se ku ndodhet

Në Instagram ka nxjerrë foto mes borës nga Buni Bajraktarit, në Bogë të Malësisë së Madhe.

4 Shkurt 2023, 17:48 Nga k.m.
Shumë presion nga çështja "McGonigal"? Rama ikën
Edi, Zaho dhe Linda Rama

TIRANË- Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t'u përballur me pyetjet e deputetëve të opozitës për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur veriun e vendit për të pushuar dhe për të hequr pak mendjen nga politika e vendit. Edhe pse për më shumë se një javë nuk doli në media, por reagonte vetëm në rrjetet e tij sociale me pretendimin se kishte kapur virozën e stinës, Rama ka zgjedhur që të shtunën dhe të dielën në mes të borës me familjen e tij. Në Instagram ka nxjerrë foto mes borës nga Buni Bajraktarit, në Bogë të Malësisë së Madhe.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ç'lidhje ka Rama me ish-agjentin e FBI?

Rreth një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll