Politike

Lefter Gështenja konfirmon pjesëmarrjen në protestën e Berishës: Jam kundër këtij regjimi

Lefter Gështenja u shpreh se do të jetë në çdo protestë që ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

4 Shkurt 2023, 17:23 Nga k.m.
Lefter Gështenja konfirmon pjesëmarrjen në protestën e
Lefter Gështenja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i cili mbështet grupimin e Enkelejd Alibeajt, ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit, që është thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë një interviste të dhënë për emisionin "Euronews" Albania, Lefter Gështenja u shpreh se do të jetë në çdo protestë që ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e të gjitha protestave që organizohet kundër këtij regjimi, kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës. Personalisht, kam marrë pjesë edhe me miq e dashamirës, në protesta që kanë qenë të organizuara nga Shoqëria Civile. Unë nuk jam organizator i kësaj proteste, por unë do të jem pjesë e kësaj proteste,”-tha Gështenja. 

Por po ashtu, shtoi se protestat duhet të shtrihen në kohë dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në sheshe. Protesta e thirrur nga Berisha do të mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, pas publikimit të skandalit me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. 

lefter geshtenja

Sondazh

Poll