Politike

Skandali McGonigal/ Berisha: Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se çështja McGonigal është një simbol i veprimeve më të zeza dhe se të gjithë ata që janë implikuar në këtë skandal do të marrin vendin që meritojnë.

4 Shkurt 2023, 12:29 Nga I.A
Skandali McGonigal/ Berisha: Ne jemi të vendosur të bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta lënë çështjen e skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGoigal me kryeministrin Rama që të takojë si të tjerat. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se çështja McGonigal është një simbol i veprimeve më të zeza dhe se të gjithë ata që janë implikuar në këtë skandal do të marrin vendin që meritojnë. 

"Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik. Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali. Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës," tha Berisha.

sali berisha edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll