Politike

Bardhi: Mes meje dhe Berishës ka zero komunikim, zgjidhja do të vijë nga vullneti i të gjitha palëve për bashkim

Gazment Bardhi tha se nuk e ka problem që të komunikonte me Berishën për të mirën e Partisë Demokratike.  

3 Shkurt 2023, 22:25 Nga km.
Bardhi: Mes meje dhe Berishës ka zero komunikim, zgjidhja do të
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim. Në studion e lajmeve në “Ora News”, Gazment Bardhi tha se nuk e ka problem që të komunikonte me Berishën për të mirën e Partisë Demokratike.  

“Mes meje dhe zotit Berisha ka zero komunikim. As me kolegët e tjerë, por asnjëri prej tyre nuk merr guximin për të bërë ndërmjetësuesin, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi nëse do më duhet të komunikoj me Berisha e bëj fare mirë vetëm. Marrëdhëniet mes meje dhe Berisha janë po ato që kanë qenë që në fillim dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë raport”, deklaroi Bardhi. Ndërsa i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ulej ballë për ballë me Sali Berishën për gjetjen e një formule bashkimi për zgjedhjet e 14 majit ai u përgjigj: Ulem me cilindo, nuk kam asnjë shqetësim sakohë bëhet fjalë për të gjetur një zgjidhje në në interes të PD, demokratëve dhe Shqipërisë. Jemi ulur me zotin Berisha, kemi bërë 2-3 mbledhje në fillim gati një vit më parë në grupin parlamentar. Një mbledhje ka zgjatur rreth 9 orë.

Sa i përket zgjjidhjes së situatës, Bardhi tha se kjo nuk mund të bëhet me një palë, por duhen zgjidhje të të gjitha palëve dhe demokratëve në bazë.

“Zgjidhja duhet të bëhet që para zgjedhjeve, pasi çdo përçarje në zgjedhje do të ishte fatale për opozitën. Ndarja e PD-së do të ishte një humbje për Shqipërinë jo vetëm për opozitën. Një përsëritje e 6 marsit do të ishte fatkeqësi. Por për këtë zgjidhje kërkohet vullnet i të dyja palëve, dhe jo të jetë e njëanshme”, theksoi Bardhi.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll