Politike

"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta

Me anë të bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi ish-të dashurën e McGonigal, Allison Guerriero si Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

4 Shkurt 2023, 14:11 Nga I.A
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duke e lidhur këtë ngjarje edhe me çështjen e Charles McGonigal. Me anë të bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi ish-të dashurën e McGonigal, Allison Guerriero si Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi. Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

sali berisha alda klosi charles mcgonigal

Sondazh

Poll