Politike

“14 maji”, Celibashi: Fleta e votimit do jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e 2019-s

Ilirjan Celibashi u shpreh se në ato zgjedhje pati paqartësi për fletën e votimit dhe kjo sipas tij, edhe për shkak se KQZ e nisi vonë fushatën informuese për qytetarët.

3 Shkurt 2023, 21:59 Nga k.m.
“14 maji”, Celibashi: Fleta e votimit do jetë më e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se fleta e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, do të jetë më e thjeshtë se zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë fjalës së tij gjatë emisionit “Barometri”, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se në ato zgjedhje pati paqartësi për fletën e votimit dhe kjo sipas tij, edhe për shkak se KQZ e nisi vonë fushatën informuese për qytetarët.

“Fleta e votimit këtë herë do të jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit vendore. Duhet ta pranojmë që për shkak të debatit që u bë për fletën e votimit, ne si KQZ e nisëm pak vonë fushatën për mënyrën si votohej. Mesa duket, nuk adaptuam modelin e duhur të fletës së votimit, se nuk ka si shpjegohet ndryshe numri aq i lartë i fletëve të pavlefshme,”- theksoi ai.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll