Politike

Sistemi i drejtësisë, Berisha: Ndërhyrja do nisë me referendum

Gjatë një bashkëbisemi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se pas referendumit do të vazhdojë bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar.  

4 Shkurt 2023, 12:19 Nga I.A
Sistemi i drejtësisë, Berisha: Ndërhyrja do nisë me
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndërhyrja në reforimin e sistemit të drejtësisë do të nisë me referendum. Gjatë një bashkëbisemi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se pas referendumit do të vazhdojë bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar.  

"Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll