Politike

PD në Korçë kërkon gjobitjen e kryebashkiakut: Punonjësit pa mjete minimale të sigurisë

Kryetarja e FRPD, Mariana Maho, publikoi disa pamje, ku shihet sesi punonjës të ndërmarrjeve të ndryshme publik punojnë pa mbrojtje duke vënë jetën në rrezik. 

3 Shkurt 2023, 14:54 Nga I.A
PD në Korçë kërkon gjobitjen e kryebashkiakut:
Mariana Maho

KORÇË- Partia Demokratike në Korçë denoncoi punën pa kushte të sigurisë fizike dhe teknike të punonjësve të ndërmarrjeve të shërbimeve publike në Korçë. Kryetarja e FRPD, Mariana Maho, publikoi disa pamje, ku shihet sesi punonjës të ndërmarrjeve të ndryshme publik punojnë pa mbrojtje duke vënë jetën në rrezik. 

Nw pamjet shihen punëtorë që punojnë mbi karrocerinë e një mjeti në lëvizje, pa mjetet më minimale të sigurisë duke rrezikuar seriozisht jetën, punëtorë që punojnë në lartësi pa asnjë veshje të përshtatshme dhe mjete mbrojtëse si dhe punëtorë që punojnë në skela me motosharrë, pa asnjë mjet sigurie dhe mbrojtjeje. Sipas Partisë Demokratike në Korçë, gjoba që duhet të marrë kryebashkiaku për shkeljet e Kodit të Punës arrin deri në 60 milionë lekë.

mariana maho

Sondazh

Poll