Politike

E cilësoi NYT 'letër higjenike' për artikullin kundër tij, Berisha: Shkruajtën trillim banal për djalin, nuk e përgënjeshtruan

Berisha u shpreh se i ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.

3 Shkurt 2023, 12:51 Nga A.B
E cilësoi NYT 'letër higjenike' për artikullin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për një deklaratë të tijën për 'NY Times' për të cilët është shprehur vite më parë se ishte thjesht letër higjenike dhe jo një media prestigjioze.

Berisha u shpreh se i ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.

Pyetja: E keni cilësuar si letër higjenike më parë, sot thatë i dha goditjen e fundit Ramës, kë duhet të besojmë?

Berisha: Në atë kohë NYT, shkruajti një trillim banal për djalin tim, të pavërtetë, NYT citonte Delirolin, ai sot ka deklaruar se ka gënjyer për djalin tim që të më dëmtojë mua. Unë si rregull, gazetat janë të detyruara që ta përgënjeshtrojnë, i them 1 mikut tim se kujt mund ti drejtohem. Më drejton se zëvendëskryeredaktorja, ajo nuk e botoi, shkeli një parim themelor, për atë rast i kam thënë atë fjalë. Gazeta të cilat shpifin dhe nuk botojnë përgënjeshtrimin meritojnë cdo epitet. Ajo që shpif e më pas e boton përgënjeshtrimin është ok. 

sali berisha

Sondazh

Poll