Politike

SHKRIMI i “NYT” për Ramën dhe McGonigal, Meta: Kryeministri përjashton veten nga ky skandal! Ai ka ndërmarrë hapa për përfitime

Sipas Metës, pavarësisht fakteve, Rama tenton që të distancohet nga ky skandal. 

3 Shkurt 2023, 13:51 Nga A.B
SHKRIMI i “NYT” për Ramën dhe McGonigal, Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkrimin e 'New York Times' në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e këtij të fundit me ish-agjentin e FBI-së, Charles Mcgonigal. Në një dalje për mediat, Meta u shpreh se në shkrim flitet për lidhjen e Ramës me ish-agjentin, duke e ilustruar dhe me foto. Sipas Metës, pavarësisht fakteve, Rama tenton që të distancohet nga ky skandal. 

'Dje në mbrëmje kryeministri aktual pasi ka bërë cdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend, sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare, po kështu vazhdoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e tij përgjatë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali, duke përjashtuar veten nga përgjegjësitë në këtë skandal. Po sot, një ndër gazetat më të mëdha në botë, NYT ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali dhe sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit duke ilustruar me një foto nga ai vetë këtë artikull dhe tjetrën nga ish agjenti.

Titulli që e shikoni është i qartë “Si i shiti përtej detit shërbimet e ti agjenti i FBI thonë prokurorët e Uashingtonit”.

Sipas prokurorëve ky agjent ka zhvilluar një marrëdhënie me Ramën dhe ka ndërmarrë hapa për përfitimin e këtij politikani. Në artikull shkruhet se një person ka pohuar se McGonigal ka përdorur emailin e FBI dhe nr e zyrës për cështje të lidhura me këtë politikan.'- u shpreh Meta.

ilir meta sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll