Politike

"Një djalë i pasur rus më pagoi", McGonigal mashtroi edhe Agron Nezën! Si i falsifikoi firmën për ti kaluar paratë Deripaska

Historia nis me punësimin e McGonigal në 2019 në një firmë ligjore ku McGonigal do të merrte 25 mijë dollarë si konsulent

3 Shkurt 2023, 12:57 Nga f.g
"Një djalë i pasur rus më pagoi", McGonigal mashtroi
Charles McGonigal dhe Agron Neza

TIRANE- Viktimë e mashtrimit të ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal nuk kanë rënë vetëm politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, por edhe bashkëpunëtori i tij më i afërt. Agron Neza, personi që sipas gazetës amerikane "New York Times" është sot në qendër të akuzave, është mashtruar nga McGonigal. Historia nis me punësimin e McGonigal në 2019 në një firmë ligjore ku McGonigal do të merrte 25 mijë dollarë si konsulent. Por në marrëveshjen e dytë, atë të hetimit të një oligarku rus rival me Deripaskën, McGonigal falsifkoi firmën e Nezës për të kaluar pagesat. 

PJESË NGA SHKRIMI I NYT: 

Në vitin 2019, pas daljes në pension, McGonigal e prezantoi zotin Deripaska në një firmë ligjore që do të kërkonte heqjen e sanksioneve të tij dhe McGonigal paguhej 25,000 dollarë në muaj deri në mars 2020 nga Deripaska përmes firmës ligjore si konsulent. Puna u ndal në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Në vitin 2021, McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij, Shestakov, negociuan një marrëveshje - me punonjësin e Deripaskës, vajza e të cilit mori praktikën në polici - për të punuar për Deripaskën në hetimin e një oligarku rival. McGonigal e rregulloi që pagesat ti merrte përmes kompanisë së një miku në Nju Xhersi, duke falsifikuar firmën e tij në kontratë. Ai mik ishte Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit, sipas një personi të njohur me hetimin.

Por miku i zotit McGonigal me sa duket nuk ishte në dijeni të punës së tij për zotin Deripaska. Kur Neza pyeti për burimin e transfertave bankare nga një bankë ruse, prokurorët thanë, McGonigal i kishte thënë se kishte bërë një punë të "ligjshme" për një "një djalë të pasur rus". Neza pranoi transferimin e parave, thanë prokurorët./Dosja.al

agron neza oleg deripaska arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll